Lajme

Vulini thotë se Masakra e Reçakut është gënjeshtër e madhe

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se “masakra e supozuar” e shqiptarëve të Kosovës në fshatin Reçak, e cila shërbeu si shkak në përgjigjen ushtarake të NATO-s në vitin 1999, ishte “një gënjeshtër e madhe dhe një falsifikim i tmerrshëm”.

Në vizitën që ai ka bërë në lokacionin në rrethinën e Nishit, ku u realizua filmi për ngjarjet në atë fshat në janar të vitit 1999, Vulin e ka quajtur masakrën e Reçakut si “një fyerje e madhe për mbarë njerëzimin”.

“Agresioni i NATO-s filloi pas një gënjeshtre të tmerrshme për Reçakun. Në atë kohë, ne nuk ishim as të aftë dhe as të zgjuar për t’i treguar gjithë botës se çfarë gënjeshtre e tmerrshme ishte. Detyra e këtij brezi është t’i tregojë gjithë botës se na bombarduan dhe na bënë kriminelë falë gënjeshtrës dhe se gjaku i fëmijëve tanë është mbi ata që e shpikën këtë gënjeshtër”, ka thënë Vulin teksa e njëjta deklaratë citohet nga mediat serbe si e lëshuar nga Ministria e Brendshme.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Ndërkaq, vazhdoi tutje të thoshte se nuk do të lejojnë që ta shkruajnë historinë më për serbët.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Radio-Televizioni i Serbisë së bashku po prodhojnë një seri prej gjashtë dokumentarësh “Dosja e Kosovës” që trajton kronologjinë e ngjarjeve nga viti 1998 deri në vitin 2001.

Ky qëndrim nga Vulin është brenda linjës së shtetit serb, duke hequr nga diskutimi çfarëdolloj pranim faji dhe kërkim-falje.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Pyetja që duhet të shtrohen nga shqiptarët dhe Bashkimi Evropian është nëse ia vlen që Kosova të ulet në një tavolinë dialogu me një shtet që është krenar për të shkuarën kriminale dhe është i zotuar që ta ndjekë atë linjë në forma të reja, siç është edhe propozimi për Asociacion monoetnik serb.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *