Kuriozitete

Postimet në mënyrë kronologjike/ Instagram nuk ndalet, ja si funksionon opsioni i ri

Përdoruesit e Instagramit nuk do të hutohen më gjatë shikimit të postimeve në këtë rrjet social.

Drejtori i divizionit të Instagramit, Adam Mozeri, theksoi se kompania është duke punuar në një version të “feed”-it, i cili do të shfaqë postimet e përdoruesve në mënyrë kronologjike.

Aktualisht, algoritmi i postimeve në Instagram renditet në bazë të përparësive të përdoruesve.

Është interesante që Instagram-i kishte funksionin e renditjes algoritmike të postimeve në vitin 2016, dhe më pas në 2017-ën i zbatoi postimet e rekomanduara. Ky ndryshim është pranuar kryesisht negativisht nga përdoruesit.

Ky rrjet social përdori Inteligjencën Artificiale për të krijuar atë që Instagram i konsideron postimet më të personalizuara dhe ajo bazohet në aktivitetet e përdoruesve.

Sugjerohet që funksioni i ri do të jetë opsional, për t’u dhënë përdoruesve më shumë zgjedhje.

Nga ana tjetër, do ta bënte më të lehtë për përdoruesit dhe shikuesit e përmbajtjes që të kuptojnë më mirë kur përmbajtja është publikuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *