Vulini me sekretarin rus të Këshillit të Sigurimit në Moskë: Serbia nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO
Serbia nuk do të bëhet anëtare e NATO-s, ajo duhet të sigurojë sigurinë e saj, edhe pse është e vështirë. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin, i sanksionuar nga SHBA, për median ruse RIA Novosti.
“Serbia i përmbahet rreptësisht politikës së neutralitetit ushtarak. Kjo do të thotë se ne nuk do të zgjerojmë pjesëmarrjen tonë në asnjë bllok ushtarak. Dhe ne do të përpiqemi të ruajmë marrëdhëniet më të mira me të gjithë, në radhë të parë me vendet e fqinjësisë sonë. Prandaj Serbia nuk do të bëhet anëtare e NATO-s”, tha Vulin, përcjell A2 CNN.
Zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin dhe sekretari rus i Këshillit të Sigurimit Sergei Shoigu u takuan më 22 mars në Moskë dhe Shoigu tha me atë rast se pala ruse vlerëson qëndrimet e Serbisë ndaj Rusisë.
Rruga Press