KryesoreLajme

Vulini me narracion kundër NATO-s: Po synojnë t’i imponojnë Serbisë qeveri properëndimore

“NATO kërkon t’i imponojë Serbisë qeverinë e saj për të luftuar Rusinë”, është dezinformata e publikur nga agjencia shtetërore e lajmeve Tass, e të cilën e ka thënë ish-shefi i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Aleksandar Vulin.

I sanksionuari i ShBA-së, ka dezinformuar se gjoja “NATO po bën gjithçka për t’iu imponuar serbëve një qeveri që do të kundërshtonte Rusinë, pavarësisht vullnetit të popullit serb”.

Çka tha Vulin?

“Aleanca po kërkon të dobësojë Serbinë dhe të imponojë qeverinë e saj në vendin ballkanik që do të përballej me Rusinë pavarësisht vullnetit të popullit serb. Në Ballkan, ashtu si kudo tjetër globalisht, Perëndimi ndjek ekskluzivisht interesat e veta, dhe këto interesa përfshijnë përpjekjen për të copëtuar kombin më të madh, dhe në shumicën e rasteve, të vetmin shtet-formues në Ballkan, serbët. NATO po bën gjithçka për t’u imponuar serbëve një qeveri që do të kundërshtonte Rusinë, pavarësisht vullnetit të popullit serb”, tha Vulin.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Analiza:

Nuk është e vërtetë se Perëndimi përzihet në formimin e qeverive e aq më pak në Serbi ku në zgjedhjet e fundit pati aq shumë parregullsi për të cilën pati edhe një rezolutë të Parlamentit Evropian ku theksoheshin shkeljet e shumta. Përkundrazi perëndimi shquhet si bota demokratike në të cilën është e shenjtë vota e lirë, andaj Vulin po mundohet me dezinformata t’i dalë në mbrojtje regjimit të Vuçiqit, i cili nuk i ka vendosur sanksione Rusisë pas agresionit ushtarak të paprovokuar ndaj Ukrainës. /The Geopost/

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive
YouTube player