Lajme

Vulini i cili është në listën e zezë të SHBA-së propozohet për zëvendëskryeministër në Serbi dhe Daçiqi ministër i Brendshëm

Aleksandar Vulin, që është pjesë e listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është propozuar për zëvendëskryeministër në Serbi.

Mandatari për kryeministër të Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka propozuar përbërjen e qeverisë së re të martën, raporton “B92”.

Vuçeviq si kryeministër ka propozuar në postin e zëvendëskryeministrit Aleksandar Vulinin e sanksionuar nga SHBA-ja. Ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër është propozuar Marko Gjuriq.

Lexo më shumë  Dalin bisedat e ish-deputetit të Partisë Socialiste për vrasjen e Durim Bamit

Ministër i Mbrojtjes është propozuar Bratislav Gashiq.  Ministër i Brendshëm është propozuar Ivica Daçiq. 

Vulin vitin e kaluar u fut në listën e zezë nga Thesari i SHBA-së, për përfshirje në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

Rruga Press

YouTube player