Argument

Vuçiqi u thotë zyrtarëve perëndimorë atë që Kurti ua ka thënë me vite: Serbia nuk do ta njohë Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq në një konferencë për media ka folur sot për problemin me Kosovën për punën e targave dhe dokumenteve të hyrje-daljeve.

Vuçiqi ka thënë se është i gatshëm të pranojë dokumentet e Kosovës, me një letër që thuhet se një gjë e tillë nuk nënkupton njohje të pavarësisë së Republikës së Kosovës, ndërsa ka kërkuar që serbët e Kosovës të përjashtohen nga lëshimi i dokumenteve të tilla.

Gjatë konferencës Vuçiqi ka thënë se Kosova duhet të harrojë punën e njohjes. Ai u shpreh se Serbia nuk pajtohet me njohjen e ndërsjellë mes vendeve.

Lexo më shumë  Diaspora ka rol të pazëvendësueshëm në ripërtëritjen demokratike të Shqipërisë

“Harrojeni këtë dhe mos ejani me histori të tilla sepse janë të pakuptimta”, ka deklaruar Vuçiqi.

Më tej ai ka thënë se Serbia është e gatshme të bisedojë për një zgjidhje kompromisi.

“Për çështje të tjera jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjidhje kompromisi”, shtoi ai.

Kurti ka vite që thotë që Serbia e Vuçiqi ulen në tavolinen e dialogut për sa kohë ajo për të cilën negociohet është Kosova. Pra Vuçiqi është gjithmonë i gatshëm të suprimojë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës por kurrë ta njohi atë.

Lexo më shumë  Pse disa i pengon Dejona Mihali nga Tirana? - Ka kaluar koha kur aktivistë nga Tirana deportoheshin nga Kosova, ndërsa Radoiçiqi, Veselinoviqi dhe bandat e tyre kriminale lëviznin lirshëm dhe sfidonin institucionet

Mjaftoi një rezistencë e Kosovës dhe Vuçiqi i tha ndërkombëtarëve atë që ata vetë nuk e pranonin kur ia thoshtë Kurti.

Vuçiqi është i qartë: Serbia nuk do ta njohë Kosovën. Kurti ka qenë i qartë gjithmonë: Serbia nuk do ta njohë Kosovën. Tani radhën e ka Borrelli e Lajçaku të kuptojnë se Vuçiqi nuk është ulur asnjëherë si president demokratik në tavolinën e dialogut, por veç si klerofashist pasardhës i Millosheviçiq.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *