Bota

Vuçiqi propozon përsëri Bërnabiqin për kryeministre, si imazh i rremë i Serbisë liberale

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 27 gusht se propozon Ana Bërnabiqin në postin e kryeministres së Qeverisë së re të Serbisë.

Në një konferencë për media në Beograd, Vuçiq tha se vendimi për mandatarin e ri të Qeverisë ishte një vendim i ndërlikuar.

Ai tha se Bërnabiq nuk do të jetë në krye të ekzekutivit për një mandat të plotë dhe paralajmëroi se më 2024 do të ketë ndryshime në Qeverinë serbe.

Megjithatë, presidenti serb nuk specifikoi se çfarë ndryshimesh do të ketë në Qeverinë serbe.

“Ana tani ka detyra të rëndësishme”, tha Vuçiq.

Bërnabiq ka qenë në krye të Qeverisë serbe në mandatin e kaluar dhe ishte mandatar nga partia në pushtet, Partia Përparimtare Serbe.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Qeveria serbe zgjidhet në Kuvend pas propozimit të kandidatit për kryeministër. Kuvendi më pas voton për zgjedhjen e kabinetit qeverisës.

Partia Përparimtare Serbe (SNS) së bashku me partneren e saj tradicionale, Partinë Socialiste të Serbisë, kanë shumicën në Kuvend.

Edhe kësaj radhe, duket sikur propozimi i ribërjes së Ana Bërnabiq kryeministre nuk ka të bëjë hiq më shumë se sa një imazh liberal që Vuçiqi dëshiron t’i shesë perëndimit për Serbinë.

Në kohën e akuzave të forta për autoritarizëm ndaj presidentit serb, ai e gjen me vend që të vendosë një kryeministre të kontrolluar prej tij, e që në fakt nuk ka asnjë pushtet real. E vetmja fuqi e saj është që ta bëjë Serbinë të duket se është shtet liberal, që mbështet personat jo-heteroseksual dhe e mbështet pjesëmarrjen e grave në politikë, deri në nivelet më të larta.

Lexo më shumë  SHBA-ja ka dërguar fshehurazi në Ukrainë raketa me rreze të gjatë, thonë zyrtarë amerikanë

Ashtu siç Bërnabiq është vetëm imazhi i rremë i fuqisë së gruas në Serbi, ashtu edhe Serbia “liberale” e Vuçiqit është vetëm imazhi i rremë pas të cilit rri hapur autoritarizmi dhe putinizmi me agjenda gjenocidale në Ballkan.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *