Vuçiqi pranon takimin në fund të gushtit: S’pres asgjë nga Kurti
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se “do të shkojë në Bruksel për vazhdim të dialogut me Prishtinën”, por shtoi se nuk pret asgjë nga ato bisedime për shkak të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Sipas Vuçiqit, Serbia ka kaluar dy ditë të vështira, pas tensioneve në veri të Kosovës. “Kam frikë se do të kalojmë edhe shumë ditë të vështira”.
“Thelbi i problemit është se disa në rajon mendojnë se kur ka histeri të përgjithshme për luftën në Ukrainë, ata mund të realizojnë interesat e tyre”, u shpreh Vuçiqi për RTS-në, duke shtuar se ishin një hap larg katastrofës.
Ditën e djeshme u raportua për takimin e mundshëm mes Kurtit e Vuçiqit në javën e tretë të gushtit. Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se kryeministri është i gatshëm për takim të radhës me Vuçiqin.
Takim në kuadër të dialogut, Kurti e Vuçiqi s’kanë pasur që nga viti i shkuar.
Mediat serbe kanë raportuar se takimi do të ndodhë më 18 gusht.
Rruga Press