Bota

Vuçiqi pranon dhuratë nga Kadyrov: Marrëdhëniet ruso-serbe nuk shkatërrohen nën asnjë presion

Në emër të liderit çeçen Ramzan Kadyrov, këshilltari i tij në vendet arabe dhe myslimane, Turko Daudov, ka zhvilluar një takim pune me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Daudov përcolli përshëndetjet nga Çeçenia për presidentin e Serbisë dhe përmes tij edhe për mbarë popullin serb, duke thënë se lidershipi dhe populli serb e mbështetën Federatën ruse, pavarësisht presionin të Perëndimit. 

“Sot është një situatë e vështirë politike në botë, kur Rusia doli në mbrojtje të vlerave shpirtërore, tradicionale dhe familjare, i tregoi Perëndimit refuzimin e ideologjisë së huaj që ata imponuan, mund të themi se e gjithë bota perëndimore u ngrit kundër tij. Por, me gjithë vështirësitë dhe presionin e jashtëzakonshëm të ushtruar nga Evropa, lidershipi dhe populli i Serbisë jo vetëm që nuk e kundërshtuan, por edhe e mbështetën Federatën Ruse”, ka thënë Daudov.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Ai ka shtuar se Kadyrov i kërkoi atij që personalisht të shpreh respektin dhe të përcjell bindjen se marrëdhëniet vëllazërore shekullore ndërmjet Rusisë dhe Serbisë kanë treguar edhe një herë fuqinë e tyre.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç falënderoi Kadyrovin duke thënë se populli rus është vëllai i tyre.

“Për ne, populli rus është populli ynë vëlla, dhe historia shekullore e ka dëshmuar shumë herë. Prandaj, marrëdhëniet ruso-serbe nuk mund të shkatërrohen nën asnjë presion”, ka thënë Vuçiq.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Daudov i dhuroi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq një burkë dhe kapelë kombëtare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *