Argument

Vuçiqi paska kërkuar kthimin në gjendjen kur qeverisnin: në Kosovën veriore Serbia, në pjesën tjetër PDK-LDK-AAK

Shkruan Hysamedin Feraj

Vuçiqi paska kërkuar kthimin në gjendjen kur qeversnin: në Kosovën veriore Serbia, në pjesën tjetër PDK-LDK-AAK (duke u kombinuar herë me njërën herë me tjetrën).

Kërkesa e parë e përgjithshme:

“Kërkojmë të kthehemi te gjithçka që është arritur në procesin e dialogut”, (“tražimo da se vratimo na sve što je posignuto i dostignuto u procesu dijaloga“):

Lexo më shumë  Kriminelët dhe mafiozët vendin e kanë në burg!

Mbajtjen e zgjedhjeve në veri, formimin e drejtorisë rajonale në Veri me policë serbë, kthimin e gjykatësve dhe prokurorëve serbë, tërheqjen e forcave speciale të policisë së Kosovës, krijimin e Zajednicës, lirimin e serbëve të arrestuar.

Edhe kandidati për kryeministër i PDK-së, z. Bedri Hamza ka premtuar se “do të revidojë” të gjitha veprimet e njëanshme të qeverisë Kurti (LVV-Guxo), pra do të kthej gjendjen siç ka qenë: në Veri qeverisë Serbia, në pjesën tjetër PDK-LDK-AAK. Sigurisht mbas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.

Lexo më shumë  Mos bini në kurthin e mashtrimeve. Hysni Mehani nuk e ka quajtur Lushtakun “Sami Serbia”, sepse ka përdorur ironinë, që nënkupton të kundërtën e asaj që thuhet

(Përputhja e kërkesave të Vuciqit me programin elektoral të opozitës së Kosovës, pra kthimi në gjendjen kur qeverisnin LDK-PDK-AAK, para qeverisë Kurti, duhet të jetë thjesht rastësi).

Rruga Press

YouTube player