KryesoreLajme

Vuçiqi në panik, SHBA-ja pranon kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave “Javelin”

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjersa e ka njoftuar se SHBA-të ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave anti-tank “Javelin”.

Ambasadori Hill me këtë rast e ka njoftuar presidentin serb për kërkesën e Kosovës.

Ai ka thënë se Departamenti Amerikan i Shtetit do ta dërgojë kërkesën e Kosovës në Kongresin amerikan dhe më pas do t’i fillojë proceduarat zyrtare, shkruan Danas.

Ndërkaq, presidenti serb, Vuçiqi i panikosur ka deklaruar se një informatë e tillë është zhgënjim i madh për Serbinë, ndërsa shtoi se janë të interesuar për ruajtjen e raporteve me SHBA-të.

Lexo më shumë  Masakra e Studimes, Osmani: Të vërtetën do ta mbrojmë kurdo e kudo
YouTube player