Bota

Vuçiqi mburret me forcën e Serbisë duke “kërcënuar” shtetet perëndimore

Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, në vazhdimësi e përmend se si ushtria nën udhëheqjen e tij është forcuar dukshëm, e po ashtu edhe ekonomia ka marrë hov.

Ai në një postim në instagram, të enjten, pa provokim të askujt, tha se Serbia nuk do të mposhtej aq lehtë siç është mposhtur më 1999, kur NATO e bombardoi për shkak të krimeve të saj mbi shqiptarët në Kosovë.

Lexo më shumë  “Në tregti si në hokej, ne do të fitojmë”: Kryeministri i ardhshëm i Kanadasë zotohet të fitojë luftën tregtare me Trumpin

Vuçiqi shkroi se sot, Serbia për askënd nuk do të ishte një preh e lehtë, duke iu referuar shteteve perëndimore që intervenuan për të ndalur masakrat serbe në Kosovë.

“Dhe Serbia sot nuk do të ishte pre e lehtë për askënd, sikurse kemi qenë për fat të keq, me gjithë zemrën tonë të madhe, më 1999. Për këtë jam krenar”, shkroi Vuçiqi në profilin e tij në Instagram. Përfundi mesazhit, la edhe nënshkrimin e tij.

Lexo më shumë  Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *