BotaKryesore

Vuçiqi “mbetet në ajër”, pas Lituanisë, një vend tjetër i ndalon fluturimin e aeroplanit për në Moskë

Pas Lituanisë, autoritetet letoneze kanë ndaluar gjithashtu fluturimin e një aeroplani serb për në Moskë, që transportonte presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Autoritetet letoneze ia ndaluan aeroplanit serb të fluturonte mbi vend për shkak, siç deklarojnë ata, të “ndjeshmërisë politike të qëllimit të fluturimit”.

Autoritetet lituaneze më parë e ndaluan fluturimin për shkak të “ndjeshmërisë teknike dhe diplomatike”.

Lexo më shumë  Gjenerali rumun pas sulmit të dronit rus: Rusia ndalet vetëm nëse NATO nis luftë të drejtpërdrejtë kundër saj

Edhe kryeministrit sllovak Robert Fico iu ndalua të fluturonte mbi Poloni dhe Lituani, të gjitha me qëllim që ta pengonin të merrte pjesë në 80-vjetorin e fitores ndaj nazizmit.

Ndihmësi i udhëheqësit rus, Yuri Ushakov, tha më herët sot se Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime dypalëshe me presidentin serb Aleksandar Vuçiç më 9 maj. 

Lexo më shumë  Milanoviç: Vuçiqi po frikëson qytetarët me histori komike për sulm nga kroatët dhe shqiptarët
YouTube player