Argument

Vuçiqi, Dodiku e Radoiçiqi shantazhojnë BE-në në Bosnjë dhe Kosovë

Shkruan: Fadil Pushkolli

Pas takimit të Dodikut, Vuçiqit dhe Radoiçiqit në Beograd, Policia në Republikën Serpska ndaloi festimin e Ditës së Shtetësisë së BeH-së.

Administratat policore në Banja Luka dhe qytetin Mrkonjic njoftuan se kanë ndaluar festimin e Ditës së Shtetësisë së BeH, sepse kanë vlerësuar se ajo kërcënon sigurinë, rendin dhe paqen publike.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Vendimi është marrë pas takimit të Dodikut, Vuçiqit dhe Radoiçiqit në Beograd.

Pas këtij takimi “publik” ka pasur shumë reagime negative nga analistët politikë boshnjakë.

Naivët në rajon dhe BE-ja po ashtu, duhet ta kuptojnë strategjinë e Vuçiqit dhe krerëve të tjerë të Serbisë, e cila këto ditë është në zhvillim e sipër publikisht, jo vetëm lidhur me Kosovën, por edhe Bosnjën, përkatësisht Republikën Serpska të Bosnjës.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Kërcënon stabilitetin e Ballkanit, për ta ngutur hyrjen në BE.

Strategjia e tij dhe rrethit të tij është kjo: Serbia synon që të ngusë anëtarësimin e saj në Bashkim Evropian duke frikësuar dhe kërcënuar pikërisht atë, pra BE-në, me destabilizim të Kosovës dhe Bosnjës.

Rruga Press

YouTube player