KryesoreOpinion/Aktualitet

Kryeministëri i Shqipërisë mburret me sukseset e individëve të ndryshëm në diasporë, që janë produkt i shteteve pritëse, shkollimit të tyre

Nga Ali Mehmeti

Mjaft kam dëgjuar fjalimet e Edi Ramës, por fjalim më të lodhët, më të mbushur me stereotipe dhe broçkula, sikur ky i sotshëm në Kongresin e tretë të diasporës që u mbajt në Tiranë, nuk kam dëgjuar. Edhe pse nuk e dëgjova me shumë vëmendje dy pika që ma “therën” veshin më lënë pa fjalë.

E para, pse duhet një Kryeministër i Shqipërisë të mburet me sukseset e individëve të ndryshëm në diasporë, që janë produkt i shteteve pritëse, shkollimit, edukimit dhe kushteve për promovimin e tyre dhe zhvillimit të talenteve të tyre dhe padyshim, punës së tyre të palodshme. Po si nuk ishte në gjendje të na prezantoj një individ të rritur, të shkolluar dhe edukuar në Shqipëri me të cilin do mund të mburrej, por jo vetëm me Dua Lipën, Lorik Canën dhe shumë të tjerë, të njohur dhe të panjohur. Ai do duhej të thoshte çka ofron që talentet e tilla të zhvillohen dhe kontribuojnë në vendin e tyre.

Lexo më shumë  Ministria Vitia për aparaturën e Mjekësisë Bërthamore: Fjalë e fundit e teknologjisë

E dyta, si është e mundur të ngrit në piedestal të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke përmendur pjesëmarrjen e tyre në organe shtetërore dhe “luftën” e Ali Ahmetit për centimetra shtesë për madhësi të Flamurit shqiptar në krahasim me Flamurin maqedonas dhe mos ta përmend se gjuha shqipe në MV ka mbetur gjuha e 20 përqindëshit?!

Dhe në fund i doli kohë, të merret edhe me Albin Kurtin, duke futur pyka!

Zoti Rama, në vend që të broçkulisësh, JEPI ZË DIASPORËS! Lejoje votimin e tyre – Albini Kurti këtë tashmë e ka bërë bashkë me partitë tjera. E vetmja pikë ku pajtoheni ju, politikanët andej Drinit, sidomos ti me Sali Zezën dhe Ilirin Floririn, është të mos lejoni votimin e diasporës shqiptare, sepse jeni mësuar të blini, korruptoni, dezinformoni, shantazhoni, kërcënoni dhe në një milion mënyra tjera të bëni të varur votuesit në Shqipëri.

Lexo më shumë  Kamberi mban takime në PE dhe KiE, diskuton diskriminimin e shqiptarëve në Luginë

Me diasporën kjo teknologji nuk ju ec.

Qysh në nëntor të vitit 2017 është mbajtur një takim mes dy ministrave të diasporës, të Shipërisë dhe të Kosovës, Pandeli Majko dhe Dardan Gashi, nga njëra anë dhe përfaqësuesve të shoqatave të ndryshme shqiptare nga kantoni i Gjenevës. Atëherë është premtuar hartimi i ligjit që do mundësonte votimin e diasporës nëpër përfaqësi diplomatike dhe konsullore. Madje z. Majko ka paraqitur edhe një draft ku gjithsecili kishte mundësi të shprehte opinionin e vet.

Kush e ndaloj këtë iniciativë?

Ju ishit edhe atëherë Kryeministër i Shqipërisë, sikurse edhe sot?!

Rruga Press

YouTube player