Bota

Vuçiqi bisedon me Putinin, i thotë se Serbia s’do t’i vendosë asnjë sanksion Rusisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka pasur një bisedë miqësore telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin të dielën. 

Vuçiq ka treguar se Putini i ka thënë se “ajo që është e mirë për Serbinë është e mirë edhe për Rusinë”, transmeton “Tanjug”. 

Ai ka thënë se ia ka përsëritur Putinit se tash mund tse tash mund të thotë “se Serbia nuk do t’i vendosë asnjë sanksion kundër Federatës Ruse”. 

Ai gjithashtu falënderoi zëvendëspresidentin e Federatës Ruse, Konstantin Kosachev dhe nënkryetarin e Dumës, Peter Olegovich Tolstoy “për ruajtjen e tërësisë territoriale të Serbisë”, raporton “Tanjug”. 

“Ne folëm si njerëz që njihemi prej kohësh, si miq”, tha Vuçiq. 

Vuçiqi për bisedën me Putinin ka treguar edhe nëpërmjet një videoje të postuar në “Instagram”. 

“Sapo përfundova një bisedë me presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin. Ne nuk kemi biseduar për gati dy vjet e gjysmë. Kemi pasur një bisedë të mirë, të hapur, të gjatë dhe kuptimplotë”, tha Vuçiq, duke shtuar se arsyeja e bisedës ishte 80 vjetori i çlirimit të Beogradit. “Kemi shkëmbyer mendime për çështje të rëndësishme dypalëshe, duke përfshirë ato ekonomike, dhe falënderova veçanërisht presidentin Putin për faktin, se nëpërmjet Alexey Millerit, bëri të mundur që Rusia të sigurojë sasi të mjaftueshme gazi për Republikën e Serbisë këtë dimër, në nivelin 6 milionë metër kub, plus dy milionë, plus 3 milionë…Biseduam për çështje të tjera ekonomike, bashkëpunim të rëndësishëm dhe sigurisht të gjitha çështjet e rëndësishme politike. Një pjesë të kësaj do ta them nesër në programin e mbrëmjes në RTS, por ajo që mund të them është se shpreha shpresën time, ashtu si dy vjet e gjysmë më parë, që Serbia të mos vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse, si dhe u tregova jashtëzakonisht mirënjohës edhe për mbështetjen e përpjekjeve tona në Kombet e Bashkuara për çështje të rezolutave të ndryshme, dhe veçanërisht për mbështetjen e vazhdueshme për integritetin territorial të Republikës së Serbisë. Kjo është diçka që s’do të ndryshojë”, tha Vuçiq. 

Lexo më shumë  Vazhdojnë pretendimet se Koreja e Veriut ka dërguar trupa në Rusi, vjen reagimi i shefit të NATO-s

Rruga Press

YouTube player