“Vuçiq, ti po bën gjithçka për të treguar që je vrαsës”
Nga Elvis Hoxha
Falemnderit Aleksandar, sepse:
kur ti thua NATO është kriminale, ndërkombëtarët perëndimorë nuk dëgjojnë
kur ti thua BE-ja është hipokrite, ndërkombëtarët perëndimorë nuk dëgjojnë
kur ti thua Milosheviçi është burrë i mirë, ndërkombëtarët perëndimorë nuk dëgjojnë
kur ti thua se Rusia është e ardhmja e Serbisë, ndërkombëtarët perëndimorë nuk dëgjojnë
kur ti thua se Mladiç është hero, ndërkombëtarët perëndimorë nuk dëgjojnë
kur ti thua se shqiptarët janë njerëz të zbritur nga malet, janë me bisht apo janë kafshë, ndërkombëtarët perëndimorë nuk dëgjojnë
kur ti ke kriminelët e gjenocidit në bandat e tua dhe në institucionet e shtetit tënd, ndërkombëtarët perëndimorë nuk dëgjojnë
kur ti shkel çdo zotim e çdo marrëveshje, ndërkombëtarët perëndimorë nuk dëgjojnë
kur ti shënon Z mbi mure, ndërkombëtarët perëndimorë nuk shohin
kur ti nuk i vë sanksione Rusisë, ndërkombëtarët perëndimorë nuk dëgjojnë
kur ti thua Kosova është djepi i Serbisë, ashtu si Putini thotë se Ukraina është djepi i Rusisë, ndërkombëtarët perëndimorë nuk dëgjojnë
kur ti e takon njëzet herë Putinin, ndërkombëtarët perëndimorë nuk dëgjojnë
kur ti blen armët e rusëve me paratë e Evropës, ndërkombëtarët perëndimorë nuk dëgjojnë
kur ti spastron Preshevën, ndërkombëtarët perëndimorë nuk dëgjojnë
kur ti nuk dënon asnjë vrasës dhe as nuk kërkon falje për varrezat masive, ndërkombëtarët perëndimorë nuk dëgjojnë.
Ti po e tregon haptas se ke qenë dhe je po ai propagandues i vrasjes si në kohën kur ishe mik i Sheshelit dhe i shërbeje Slobodanit. Kësaj here qëllove mbi trupat e KFOR-it. Ndoshta ndërkombëtarët perëndimorë do të të dëgjojnë dhe do të kuptojnë që ti je vrasës. Ti po bën gjithçka për të treguar që je vrasës, duhet të të them falemnderit.
Rruga Press