Lajme

Vuçiq thotë se Kosova dëshiron të shkaktojë tensione, flet për një pakt Prishtinë – Zagreb

Vuçiq thotë se ekziston një pakt mes Kosovës e Kroacisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ekziston një pakt i dukshëm mes Prishtinës e Zagrebit.

“Sa i përket Prishtinës e Zagrebit, është një pakt krejtësisht i dukshëm, nga mediat, deri te ai financiar dhe i sigurisë. Nuk është ndonjë befasi. Ka njerëz që mendojnë se vetëm një Serbi inekzistente është Serbi e mirë. Nuk ekziston për ta një Serbi që është mjaftueshëm e vogël. Dhe ata mendojnë se të gjithë paraardhësit e mi kanë qenë më të mirë. Sigurisht sepse Serbia atëherë ishte e vogël dhe e dobët, e më nuk është e tillë. Kur u shpall pavarësia e të ashtuquajturës Kosovë, njëri iku në Rumani dhe tjetri i dha fund mitingut”, ka thënë Vuçiq raporton “B92”.

Lexo më shumë  Shënohet 27-vjetori i daljes së parë të UÇK-së, zbulohet memoriali në Llaushë

Vuçiq po ashtu ka thënë se do të adresojë pyetje te komuniteti ndërkombëtar, në radhë të parë te BE-ja e SHBA-ja, dhe të gjithë shtetet që mbështesin pavarësinë e Kosovës, në lidhje me atë se nuk po lejohet të mbahet referendumi i Serbisë edhe në Kosovë.

Sa i përket pyetjes nëse pret konstruktivitet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurtit, Vuçiq nuk ka dashur të komentojë.

Ai ka shtuar se do t’i adresojë pyetje bashkësisë ndërkombëtare, nëse do të reagonin në të njëjtën mënyrë nëse serbët nuk do të merrnin pjesë në zgjedhjet në Kosovë apo nëse nuk do të mbaheshin zgjedhjet në veri të Kosovës.

“Çfarë do të bëjnë, a do t’i çojnë tanket, përkatësisht, mjetet e blinduara, pasi tanke nuk kanë, në qendrat e votimit. Nuk e kuptoj pse duan të shkaktojnë tensione. Është puna jonë të jemi me popullin tonë, të ruajmë paqen dhe të respektojmë Kushtetutën tonë. Për mua është shumë e rëndë që nuk po lejojnë Veljko Odaloviqin apo Petar Petkoviqin të hyjnë në Kosovë e Metohi, pasi po sillen si dikush që dëshiron të shkaktojë incidente. Ata thanë se nuk do të lejojnë të mbahet referendum në komunitetet serbe në Kosovë e Metohi”, ka thënë Vuçiq.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në konferencë për media tha se nuk do të lejohet mbajtja e referendumit të Serbisë në territor të Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *