Bota

820 persona në Gjermani festuan në diskotekë, të gjithë në karantinë, thotë media prestigjoze

820 persona që kishin festuar në diskotekën “Joy” në Henstedt-Ulzburg të Gjermanisë në natën e Krishtlindjes, duhet të izolohen.

Arsyeja për këtë është se së paku te njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv me variantin Omicron të koronavirusit, raporton Bild. Lajmi është konfirmuar nga autoritet në Schleswig-Holstein.

Edhe ata që ishin të vaksinuar apo që kanë kaluar koronavirusin duhet të izolohen për së paku 14 ditë, nëse kanë marrë pjesë në atë festë në diskotekë.

Lexo më shumë  Magyar: Hungaria do të ekzekutojë urdhër-arrestin ndërkombëtar për Netanyahun

Varianti Omicron është duke u përhapur me të madhe nëpër botë. Së pari ky variant u zbulua në Afrikë të Jugut. Në diskotekën në fjalë personat kishin festuar pa maska dhe po ashtu pa e mbajtur distancën.

622 persona kishin blerë bileta online dhe ata janë informuar nëpërmjet emailit. Ndërsa po bëhet përpjekje për t’u gjetur 200 të tjerë të cilët kishin blerë biletat në diskotekë në mbrëmje.

Lexo më shumë  Rrjeti i lidhur me Vuçiqin dhe Veselinoviqin nën hetim nga FBI për pastrim parash në SHBA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *