Lajme

Vuçiq mund të hakmerret në Luginë, Kamberi apel bashkësisë ndërkombëtare

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dhe njëherësh deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ndjehet i shqetësuar se Qeveria e Serbisëç dhe veçanërisht presidenti Aleksandër Vuçiq, mund të ndërmarrë ndonjë aksion hakmarrës në Luginën e Preshevës, pas aksionit dështues në Banjskë të Zveçanit.

Presidenti Vuçiq, sipas Kamberit, mbrëmë ka deklaroi se në aksionin e Banjskës, në radhët e policisë profesionale të Kosovës ndodheshin edhe “kriminel të trajnuar nga Presheva”.

Lexo më shumë  Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë. Ramën s’e duan as socialistët. S’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja!

“Pse Vuçiq në mesin e gjithë policëve që kanë marrë pjesë në neutralizimin e aksionit terrorist në Banjskë përmendë Preshevën? Mos ndoshta kjo është paralajmërim për ndonjë aksion hakmarrës ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës? Nuk do të ishte hera e parë që Serbia mllefin ndaj Kosovës ta shfryjnë në Luginë”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Me këtë rast ai fton bashkësinë ndërkombëtare që të veprojë në parandalimin e çfarëdo tentative, siç e un ai, “të autokratit serb për hakmarrje ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

Lexo më shumë  Mblidhet këshilli bashkiak i Divjakës, të gjithë një zëri kundër shkrirjes

Rruga Press

YouTube player