Lajme

Vuçiq melodrama ndërron mendje, thotë se do të shkojë të martën në Tiranë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të shkojë në Tiranë të martën ku do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Ai ka thënë se mosshkuarja e tij do të ishte dëm i madh për Serbinë.

Edhe këtë herë presidenti serb nuk harroi të bëj dramë dhe viktimizim dhe në fund, siç të gjithë e dinin, ai do të marrë pjesë në Samitin e BE-Ballkani Perëndimor.

Lexo më shumë  Kosova fillon kapitullin e negociatave për tregtinë e shërbimeve me vendet EFTA 

“Nuk jam i sigurt, por me siguri do të ketë, ose shpresoj se do të ketë, ndonjë përfitim nga shkuarja në Tiranë. Me siguri do të ishte një dëm i madh për vendin tonë nëse nuk shkoj në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ndoshta do të tregoja se kotësia ime është më e fortë dhe më e madhe, por sigurisht që do të ishte një dëm i madh për vendin, në terma të tërheqjes së investimeve dhe gjithçka tjetër. Ndoshta kolegët e mi kanë të drejtë kur thonë se është më mirë të dëgjosh të paktën një përgjigje sesa të mos dëgjosh asgjë. Pra, unë nesër do të shkoj atje dhe do të luftoj për popullin tonë” – tha Vuçiq para gazetarëve.

Lexo më shumë  Hoti: Serbia nuk po përgjigjet për lokacionet që synojmë t’i gërmojmë në territorin e tyre

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *