Lajme

Vuçiq kërkon gjak në veri! “Kryeminsitri Kurti po u rri në ballë kurtheve të Serbisë”

Situata në veriun e Kosovës, nga grupet kriminale serbe është mjaftë tensionuar.

Tashmë gati 3 javë po bëhen që nga vendosja e barrikadave, të cilat akoma qëndrojnë në veri, derisa mbrëmë serbët kanë vendosur edhe një barrikadë në afërsi të Merdares, ku kanë bllokuar rrugën për mërgimarët e Kosovës, të cilët kishin synim shtetin tonë.

Mëgjithatë kjo nuk është e tëra. Serbia ka filluar edhe të kërcënojë me futjen e ushtrisë.

Ishte presidenti serb Aleksandër Vuçiqi që i bëri ftesë KFOR-it që t’i jejonë 3 mijë ushtarë serbë të vendosën në Kosovë.

Ata madje edhe e kanë nisur ushtrinë e tyre në afërsi të kufirit të Kosovës.

Serbia me këtë po kërkon gjakderdhje në veri.

Në lidhje me çështjen e veriut dhe kërcënimet serbe, ka folur profesori dhe analisti politik Sulejman Mehazi.

Ai kërcënimet e Serbisë i quan si matje e frikës ndaj Qeverisë së Kosovës, të cilët janë të patrembur me principet e forta politike e shtetërore.

Mehazi thotë se këto janë vetëm skena provokuese.

“Tensionet, barrikadat e grupeve krimenele, kërcënimet serbe policore e ushtarake, selfijosjet e Vuçiqit me shefin e shtabit të ushtrisë serbe në Rashkë, janë skena luftënxitëse të shek. XIX, vetëm për të matur forcën e frikës ndaj qeverisë së Kurtit të patrembur me principet e tij të forta politike e shtetërore, janë skena provokuese momentale luftënxitëse të skaduara të llojeve të dramave jo tragjike, por komike e qesharake, janë kërcënime kryengritjesh fshataraske serbe e asgjë më shumë”, thotë Mehazi për gazetën “Bota sot”.

Lexo më shumë  Bastisje në Zubin Potok, Policia konfiskon armë, municion dhe pajisje ushtarake


FOTO GALERI

Sipas tij, Serbia më nuk mund të okupoj territore.

“Plani kërcënues i Serbisë më shumë e ka karaktetin reklamues e mediatik se sa luftarak, vdiq koha e okupimeve të territoreve e kolonive të shekujve të mëparshëm, shembull luftarak konkret e kemi Avganistanin e Ukrainën, se kaloi koha e mentaliteve okupuese. Sot edhe shtetet më të fuqishme nuk mund të sulmojnë e okupojnë territore e jo më Serbia e mentaliteve retarduese të dyqind viteve të mëparshme”, shton ai.

Ai pohon se Vuçiqi e ka të qartë se në Kosovë nuk është vetëm forcat policore e ushtarke të Kosovës, por edhe NATO-ja, KFOR-i dhe EULEX-i.

Lexo më shumë  Nga të dhënat te mbrojtja, ndikimi izraelit hyn në sektorët strategjikë të Shqipërisë

“Dhe vetë presidenti i Serbisë Vuçiqi e ka të qartë se në Kosovë nuk janë vetëm forcat policore dhe ushtarake mbrojtëse të Kosovës, por janë edhe forcat shtesë të NATO-s të Bonstilit, KFORI-t e EULEX-it, kështu që projkti i Serbisë është të mbjellë vetëm frikë te qytetarët e Kosovës për t’u dorëzuar qeveria e Kosovës para sfidave kërcënuese serbe”, thekson ai.

Mehazi pohon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka kutpuar që moti kurthet e Serbisë.

“Për fat të mirë intelegjenca politike e diplomatike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që moti ka kuptuar kurthet serbe të Vuçiqit dhe këtyre kurtheve serbe ju rri në ballë për ta mposhtur politikën agresive serbe”, shton ai.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është politikan i sfidave, sfidat serbe e bëjnë çdo ditë e javë më të besueshëm ndaj qytetarëve dhe më të fortë ndaj Vuçiqit dhe Serbisë”, përfundon profesori Sulejman Mehazi. /botasot/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *