Vuçiq kërkon gjak në veri! “Kryeminsitri Kurti po u rri në ballë kurtheve të Serbisë”
Situata në veriun e Kosovës, nga grupet kriminale serbe është mjaftë tensionuar.
Tashmë gati 3 javë po bëhen që nga vendosja e barrikadave, të cilat akoma qëndrojnë në veri, derisa mbrëmë serbët kanë vendosur edhe një barrikadë në afërsi të Merdares, ku kanë bllokuar rrugën për mërgimarët e Kosovës, të cilët kishin synim shtetin tonë.
Mëgjithatë kjo nuk është e tëra. Serbia ka filluar edhe të kërcënojë me futjen e ushtrisë.
Ishte presidenti serb Aleksandër Vuçiqi që i bëri ftesë KFOR-it që t’i jejonë 3 mijë ushtarë serbë të vendosën në Kosovë.
Ata madje edhe e kanë nisur ushtrinë e tyre në afërsi të kufirit të Kosovës.
Serbia me këtë po kërkon gjakderdhje në veri.
Në lidhje me çështjen e veriut dhe kërcënimet serbe, ka folur profesori dhe analisti politik Sulejman Mehazi.
Ai kërcënimet e Serbisë i quan si matje e frikës ndaj Qeverisë së Kosovës, të cilët janë të patrembur me principet e forta politike e shtetërore.
Mehazi thotë se këto janë vetëm skena provokuese.
“Tensionet, barrikadat e grupeve krimenele, kërcënimet serbe policore e ushtarake, selfijosjet e Vuçiqit me shefin e shtabit të ushtrisë serbe në Rashkë, janë skena luftënxitëse të shek. XIX, vetëm për të matur forcën e frikës ndaj qeverisë së Kurtit të patrembur me principet e tij të forta politike e shtetërore, janë skena provokuese momentale luftënxitëse të skaduara të llojeve të dramave jo tragjike, por komike e qesharake, janë kërcënime kryengritjesh fshataraske serbe e asgjë më shumë”, thotë Mehazi për gazetën “Bota sot”.
Sipas tij, Serbia më nuk mund të okupoj territore.
“Plani kërcënues i Serbisë më shumë e ka karaktetin reklamues e mediatik se sa luftarak, vdiq koha e okupimeve të territoreve e kolonive të shekujve të mëparshëm, shembull luftarak konkret e kemi Avganistanin e Ukrainën, se kaloi koha e mentaliteve okupuese. Sot edhe shtetet më të fuqishme nuk mund të sulmojnë e okupojnë territore e jo më Serbia e mentaliteve retarduese të dyqind viteve të mëparshme”, shton ai.
Ai pohon se Vuçiqi e ka të qartë se në Kosovë nuk është vetëm forcat policore e ushtarke të Kosovës, por edhe NATO-ja, KFOR-i dhe EULEX-i.
“Dhe vetë presidenti i Serbisë Vuçiqi e ka të qartë se në Kosovë nuk janë vetëm forcat policore dhe ushtarake mbrojtëse të Kosovës, por janë edhe forcat shtesë të NATO-s të Bonstilit, KFORI-t e EULEX-it, kështu që projkti i Serbisë është të mbjellë vetëm frikë te qytetarët e Kosovës për t’u dorëzuar qeveria e Kosovës para sfidave kërcënuese serbe”, thekson ai.
Mehazi pohon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka kutpuar që moti kurthet e Serbisë.
“Për fat të mirë intelegjenca politike e diplomatike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që moti ka kuptuar kurthet serbe të Vuçiqit dhe këtyre kurtheve serbe ju rri në ballë për ta mposhtur politikën agresive serbe”, shton ai.
“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është politikan i sfidave, sfidat serbe e bëjnë çdo ditë e javë më të besueshëm ndaj qytetarëve dhe më të fortë ndaj Vuçiqit dhe Serbisë”, përfundon profesori Sulejman Mehazi. /botasot/
Rruga Press