Bota

Vuçiq: Jam nervoz dhe i frikësuar, bisedimet në Berlin nuk do të jenë të lehta

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është nervoz para takimit të nesërm me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe se nuk pret bisedime të lehta.

Aleksandar Vuçiq nesër do të udhëtojë për në Berlin, ku do të takohet me kancelarin Scholz, ndërsa i pyetur nga gazetarët se çfarë pret nga takimi i nesërm, ai ka thënë se është nervoz dhe i frikësuar nga bisedimet, raporton RTS.rs.

Lexo më shumë  Kurti në Berlin: NATO dhe KiE shtyllat e paqes demokratike në Evropë

“Kjo do të thotë se, nëse asgjë tjetër, unë do të përformoj në një mënyrë shumë të përgjegjshme. Sigurisht që nuk pres një bisedë të lehtë”, ka theksuar Vuçiq në një deklaratë për gazetarët në Aleksandropolis.

Scholz ftoi në Berlin Vuçiqin dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilët do të zhvillojë bisedime të ndara.

Lexo më shumë  Ministri francez i Mbrojtjes: Një ‘forcë e reagimit të shpejtë’ evropian mund të krijohet që në vitin 2025

Siç është njoftuar nga zyra e kancelarit, në bisedime do të marrë pjesë edhe i dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *