KryesoreLajme

Vuçiqi e pranon: Jam takuar me Radoiçiqin 3 netë resht para sulmit terrorist në Banjskë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka pranuar për herë të parë pas pothuajse 5 muajsh se është takuar para sulmit terrorist në Banjskë me kriminelin Milan Radoiçiqin.

Autokrati serb ka pranuar se është takuar tri netë resht me agresorin kryesor të sulmit terrorist në Banjskë ku mbeti i vrarë dëshmori i Kosovës, Afrim Bunjaku si dhe mbetën të plagosur civilë e gazetarë. Në fjalën e tij për mediat, Vuçiq ja del të propagandojë se u beson aletëve perëndimorë në mënyrë që të hiqte përgjegjësinë nga vetja për sulmin terrorist në veri të Kosovës.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

“Unë tri net kam pas takim me ata, aty ishin Radoiçiq e Simiq edhe nja dhjetë burra tjerë. Më thanë në fytyrë se nuk ju besojnë as amerikanëve as evropianëve, ndërsa unë ju thashë se më duhet të ju besoj se nuk kam kujt tjetër sepse nuk kam askënd në terren. Ata (amerikanët e evropianët) garantuan se shqiptarët nuk do arrestojnë askënd nga barrikadat. Pas tre muajve nisën arrestimet, mund të kuptoni telashet”, ka thënë Vuçiq, duke bërë të ditur se përgjegjësit e sulmit terrorist në Banjskë, do të ndiqen penalisht.

Kujtojmë se ditën e djeshme Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bëri me dije se si rezultat i hetimeve ndërkombëtare rezulton se Serbia fshihet pas sulmit në Banjskë, gjë që me ç’duket Vuçiq e ka përdorur për të shfajësuar veten e tij.

YouTube player