Opinion/Aktualitet

VUCICI KËRCËNON HAPUR SHQIPTARËT E LUGINËS SË PRESHEVËS NË TELEVIZIONIN PUBLIK TË SERBISË

Në intervistën e djeshme Vucici nuk harroi me u marrë edhe me shqiptarët e Preshevës. Aj tha:

«Atje [dmth. në akcionin e policisë së Kosovës] nuk kanë qenë vetëm persona nga Kosova, por edhe persona të specializuar për luftë kundër serbëve. [Lexon nga disa letra që ka përpara] Përveç të tjerëve, persona nga Komuna e Preshevës, të cilët kanë kry një varg veprash kundërligjore. Disa prej tyre, që gjenden në kërkim prej nesh që nga viti 2021: A. Muharrem Ali apo Alji. Gjashtë vepra më të rënda i ka kry në vendin tonë. Prej transportimit të drogës, prostitucionit, grabitjes e gjithçka tjetër. Në vitin 2021 aj merret në mbrojtje nga Agjencia e Inteligjencës e Kosovës, AKI-ja, dhe me grupin prej 50 bashkëkombësish të tij dërgohet për stërvitje në një kamp ilegal në një vend perëndimor. E ka dërgu diaspora ekstremiste shqiptare. E tëra me këngën e Adem Jasharit për me shprehë besnikërinë “shtetit të sapothemeluar të Kosovës” dhe u janë dhënë banesa në qendër të Prishtinës. Dhe këta, dhe të llojitë këtyre mercenarëve, kanë shku në akcion. Të stërvitur shumë mirë. Jo shumë të guximshëm.”

Krejt kjo tiradë e propagandës klerofashiste ka një qëllim, që të dërgojë mesazh kërcënues te shqiptarët e Luginës së Preshevës për me shkaktu pasiguri. Emri i personit që lexon Vucici është i shpifur. Duke lexu Vucici paraqet të dhëna të përgjithshme që nuk lidhen me asgjë konkrete. Flet për AKI-në, drogën, prostitucionin dhe për stërvitje në një vend të pacaktuar, por “perëndimor” që paska “kamp ilegal”. Veçimi dhe përmendja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, qoftë edhe me një emër të një personi të vetëm të shpifur, është kërcënim i hapur kundër tyre. Përfaqësuesit politikë të Luginës duhet t’u shkrujnë letra informuese ambasadave perëndimore për këtë precedent të rëndë. Kryetari i tyre në televizionin publik i kërcënon hapur.

Për fat të keq, shqiptarët e Luginës së Preshevës sot janë njerëzit më të rrezikuar në rajon, ngaqë gjenden nën njërin nga regjimet më të egra në botë, që nuk kursen të qërojë hesapet me metodat më të ndyta as vetë serbët për të arrijtë qëllimet e tij hakmarrëse dhe shoviniste.

Rruga Press

YouTube player