Vritet një ushtar ukrainas
Ushtria e Ukrainës të shtunën ka raportuar vrasjen e parë të një ushtari ukrainas në disa javë dhe akuzoi rebelët e mbështetur nga Moska për përshkallëzim të sulmeve, raporton Guardian.
Komanda e përbashkët ushtarake për Ukrainën lindore ka thënë se ushtari mori plagë vdekjeprurëse nga predha në zonën e konfliktit që kalon nëpër dy rajonet separatiste pranë kufirit rus.
Shërbimi emergjent ukrainas ka thënë se dy nga stafi janë lënduar gjatë një vale sulmesh të premten.
Forcat e armatosura kanë thënë se rebelët përdorën artileri të rëndë në rajonet Lugansk dhe Donetsk.
“Në këtë mënyrë armiku ynë po përpuqet që t’i detyrojë forcat tona të armatosura ta kthejnë zjarrin dhe t’i fajësojnë më pas për bombardime të civilëve”, ka thënë ushtria e Ukrainës.
Rruga Press