Bota

Vritet në një sulm ajror amerikan kreu i ISIS në Siri, Biden: Mesazh për të gjithë terroristët

Shtetet e Bashkuara vranë liderin e Shtetit Islamik në Siri, Maher al Aqal, në një sulm ajror pranë Afrinit në veriperëndim të vendit. Këtë e ka bërë të ditur transmetuesi “Nbc” duke cituar burime nga Pentagoni. Me Akalin u vra edhe zëvendësi i tij. Të dy po udhëtonin me motoçikleta në momentin e sulmit me dron. Akal ishte një nga katër liderët më me ndikim të organizatës terroriste në nivel global. Ky ishte i fundit në një seri sulmesh kundër ISIS-it në Siri.

 Maher al Agal ishte përgjegjës për zhvillimin e ISIS përtej kufijve të Sirisë dhe Irakut. Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara raporton se nuk ka pasur viktima civile.

Lexo më shumë  Estonia thotë se një dron rus goditi një termocentral të saj

Presidenti amerikan Joe Biden konfirmoi vrasjen në Siri të liderit të ISIS-it Maher al Agal, duke theksuar se vdekja e tij është “një mesazh i fuqishëm për të gjithë terroristët që kërcënojnë atdheun tonë dhe interesat tona në mbarë botën”.

“Shtetet e Bashkuara do të jenë të pamëshirshme në përpjekjet e tyre për t’i sjellë ato para drejtësisë,” tha presidenti.

“Largimi i këtyre liderëve të ISIS do të prishë aftësinë e organizatës terroriste për të planifikuar dhe ekzekutuar sulme të mëtejshme,” tha koloneli Joe Buccino, një zëdhënës i Komandës Qendrore të SHBA.

Lajmi vjen vetëm disa orë pasi Washington Post, duke cituar raporte dhe burime të inteligjencës amerikane, zbuloi qëllimin e ISIS në vitin 2015 për të goditur qytetet e mëdha në Evropën Perëndimore me sulme kimike. Për të pasur sukses në këtë arritje, ai kishte rekrutuar Salih al-Sabawi, një inxhinier i trajnuar nga Rusia, i cili kishte ndihmuar Sadam Huseinin të ndërtonte arsenalin e tij të armëve kimike. Kështu filloi në atë vit një operacion urgjent ushtarak i kryer nga forcat speciale amerikane, gjatë të cilit Sabawi u vra dhe laboratori i tij u shkatërrua.

Lexo më shumë  Trumpi thotë se 'lufta ndaj Iranit ishte ide e Sekretarit të tij të Luftës' - ja si reagoi Pete Hegseth

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *