Lajme

Aksion i madh në Bosnje-Hercegovinë, arrestohet djali i bosit shqiptar të drogës

Njësitë Speciale të Bosnje Hercegovinës kanë arrestuar Elvis Kelmendin, djali i bosit të drogës Naser Kelmendi i akuzuar për trafikim droge, krim të organizuar e vepra tjera penale.

Kelmendi u arrestua të martën bashkë me gjashtë persona të tjera në Sarajevë dhe Neum.

Sipas raportimeve, përveç Kelmendit, janë arrestuar edhe Ajlin Ahmiç dhe Anel Sejfoviç, si dhe katër persona të tjerë

Operacioni, në të cilin marrin pjesë njësitë speciale të MPB-së të kantoneve të Sarajevës dhe Mostar-Neretvës, është kryer nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, me urdhër të gjykatës shtetërore.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kantonit të Sarajevës njoftoi se është kryer një operacion i koduar “Rez”, me qëllim gjetjen dhe arrestimin e personave të caktuar të cilët janë të lidhur me disa vepra kriminale.

“Po kontrollohen disa objekte dhe mjete transporti me qëllim të mbledhjes së provave materiale”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Serbi i arrestuar dje në Jarinjë dyshohet se sulmoi ushtarët e KFOR-it në maj të 2023-ës

Elvis Kelmendi është djali i bosit të drogës, Naser Kelmendi dhe akuzohet për veprat penale mashtrim, falsifikim i dokumenteve dhe plagosje.

Ai është i lindur me 03.05.1978 në Pejë.

Elvis Kelmendi është i dënuar nga gjyqësia në Kosovë me 4 vjet për një krim të kryer në Sarajevë.Ai ishte shpallur fajtor nga drejtësia kosovare për vrasje në tentativë të një të riu boshnjak.

Elvis Kelmendi kishte provuar ta vriste Elvis Hoxhiç në nëntor të 2010 në Sarajevë duke shtënë të paktën shtatë herë në drejtim të tij.Rasti kishte ndodhur me 9 nëntor 2010 në kafe-barin “Band” që gjendet në rrugën Ismet Mujezinoviq” në Sarajevë rreth orës 23 e 50. Elvis Kelmendi kishte shtënë në Hoxhiqin me armë “Glock” kalibër 9.19 milimetra duke i shkaktuar lëndime trupore e duke ia rrezikuar jetën.

Lexo më shumë  Zeka: Për herë të parë në QKUK përdoret ilaçi që kushton mbi 2 milionë euro

“Derisa po kryente veprën i pandehuri ka vepruar pamëshirshëm dhe dhunshëm dhe me qëllim ka rrezikuar jetën e më shumë se një personi – aty ishin më shumë se 10 persona të pranishëm në kafe bar” – thuhej në aktakuzë.

Kelmendi e pati pranuar fajësinë pasi një prokuror i EULEX-it ia kishte ndryshuar cilësimin juridik veprës nga vrasje e rëndë në tentativë që është e dënueshme minimumi 10 vjet burgim, në vrasje në tentativë.

Kelmendi ishte shfaqur në publik në vitin 2019, ku përmes një video inçizimi kishte kërcënuar Demë Elshanin, me familjen e të cilit janë në hasmëri që 21 vite.

Ai ishte vënë në listën e zezë të SHBA-së si trafikant i drogës, së bashku me babain e tij Naser Kelmendin dhe vëllëzërit Besnikun dhe Liridonin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *