Bota

Vritet lideri i ISIS gjatë sulmit me dron në Siri

Udhëheqësi i Shtetit Islamik në Siri, i cili është një nga pesë liderët kryesorë të grupit militant, është varë gjatë një sulmi ajror amerikan, tha të martën ushtria amerikane.

Në një deklaratë, Komanda Qendrore e SHBA tha se Maher al-Aga, ishte vrarë me dron në veri-perëndim të Sirisë dhe një bashkëpunëtori i tij i ngushtë u plagos rëndë.

Lexo më shumë  Mburoja amerikane po lëkundet, Ukraina rrezikon të braktiset, Rusia po forcohet. Uashingtoni është kthyer në oborrin e Neronit, me një perandor zjarrvënës, oborrtarë të nënshtruar dhe një klloun të droguar me ketaminë, i ngarkuar me spastrimet e shërbimit publik

“Operacioni u planifikua me kujdes për të siguruar ekzekutimin e tij të suksesshëm, nga informacionet paraprake nuk kishte viktima civile”, shtoi deklarata.

Ai tha se al-Agal ishte përgjegjës për zhvillimin e rrjeteve të ISIS jashtë Irakut dhe Sirisë.

“Vrasja do të ishte një goditje tjetër për përpjekjet e grupit militant islamik për t’u riorganizuar si një forcë guerile pas humbjes së zonave të mëdha të territorit”, shkruan Reuters.

Lexo më shumë  Kryeministri britanik thotë se anija naftëmbajtëse që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Në shkurt udhëheqësi më i lartë i shtetit Islamik hodhi veten në erë gjatë një sulmi ushtarak amerikan në Siri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *