BotaKryesore

Vritet gjenerali i forcave speciale të Putinit

Një figurë e lartë ushtarake ruse është vrarë në Ukrainë, sipas citimit që mediat po i bëjnë një postim në rrjetet sociale nga kolegu i tij.

Mediat ukrainase të lajmeve raportuan se Andrei Sukhovetsky, një ndër gjeneralët që drejtonin sulmin mbi Ukrainë si edhe forcat speciale “Spetsnaz” ishte vrarë dje pasdite.

Lexo më shumë  Haxhiu takon shefen e Këshillit të Evropës, temë diskutimi integrimi evropian

Mediat cituan një postim në VKontakte që njoftonte vdekjen, shkruar nga Sergei Chipilev, një përfaqësues i grupit të veteranëve rus, “Vëllazëria në Ushtri”.

“Me dhimbje të madhe mësuam lajmin tragjik për vdekjen e mikut tonë, gjeneralmajor Andrei Aleksandrovich Sukhovetsky, në territorin e Ukrainës gjatë operacionit special ushtarak”, thuhet në postimin e tij, pa specifikuar rrethanat.

Christo Grozev, drejtor ekzekutiv i uebsajtit të verifikimit të fakteve Bellingcat, postoi në Twitter lajmin për vdekjen, duke shtuar se ky ishte një demotivim i madh për forcat ruse.

Lexo më shumë  Kurti: Xhudo është suksesi më i madh që kemi ndërtuar dhe treguar si shtet në sport

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *