Lajme

Bislimi për dialogun: Palët duhet të jenë të barabarta, e kundërta është vërejtur në terren

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka diskutuar lidhur me ecurinë dialogut Kosovë-Serbi nën drejtimin e Qeverisë Kurti.

Aty u tha se pala kosovare dhe ajo serbe, kanë pikëpamje të ndryshme se si e shohin përfundimin e dialogut.

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislmi, tha se Qeveria Kurti në fillim të mandatit ka dalë me deklarime që i ka prioritetet bazë.

Lexo më shumë  “E pabesueshme, qesharake, absurde…”, reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

“Kemi cekë që prioritet për ne është menaxhimi i pandemisë, integrimi në BE e të ngjashme. Në këtë kontekst dialogu si proces është prioriteti i katërt dhe pastaj nisur nga kjo dikush ka dal me konstatime se Qeveria Kurti nuk e merr seriozisht dialogun. Pala tjetër në dialog, është e përfaqësuar nga Petkoviq i cili është vetëm udhëheqës i një zyre për Kosovën dhe nuk ka kurrfarë pozicioni brenda Qeverisë së Serbisë. Dialogu duhet të jetë i bazuar në principe të caktuara, palët duhet të jenë të barabarta. Në çdo kontekst kur ne kemi hasur qasje të pabarabartë jemi vendosur që ta vendosim principin e prioritetit dhe kjo është vërejtur në terren dhe në tavolinën e bisedimeve”, tha Bislimi.

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *