Bota

Vriten 107 palestinezë nga sulmet ajrore në Gaza, forcat izraelite shënjestrojnë spitalet

Izraeli vazhdoi të enjten me ofensivën e tij të re ushtarake në Gaza, pavarësisht kritikave në rritje ndërkombëtare.

Zyrtarët e shëndetësisë në Gaza, si dhe stafi i spitalit, thonë se sulmet ajrore u nisën në të gjithë enklavën, duke vrarë të paktën 107 palestinezë dhe duke plagosur afërsisht 250 të tjerë.

Re të mëdha tymi u panë duke u ngritur në rajonet lindore të Qytetit të Gazës, të vendosura në veri të Rripit, ndërsa bombardimet vazhduan.

Lexo më shumë  Mbi 10 mijë persona të arrestuar gjatë protestave në Iran, mes tyre 169 fëmijë

Një spital në Gazën veriore u vu gjithashtu në shënjestër sipas zyrtarëve të spitalit.

Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë tanke dhe dronë izraelitë që thuhet se sulmojnë spitalin Al-Aëda duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke i vënë flakën disa pjesëve të spitalit.

Pamjet e publikuara nga një anëtar i stafit në spital treguan mure të rrëzuara dhe tym të zi të dendur që ngrihej mbi një strukturë të kthyer në rrënoja.

Forcat izraelite shënjestruan gjithashtu rezervuarët e ujit të spitalit dhe i vunë flakën klinikave ambulatore, sipas Raafat Ali al-Majdalaëi, drejtor i Shoqatës së Shëndetit dhe Komunitetit Al-Aëda.

Spitali Al-Awda ishte një nga dy spitalet e vetme të mbetura në veri të enklavës.

Nuk është e qartë se sa persona u plagosën ose u vranë në ato sulme.

Ndërkohë vetëm mëngjeisn e sotëm janë vrarë 16 persona në sulmet e mëngjesit në Gaza./

Rruga Press

YouTube player