KryesoreLajme

Kallas shkon në Mitrovicë, viziton EULEX-in

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, vizitën e saj në Kosovë është duke e vazhduar në Mitrovicë, pikërisht në misionin e EULEX-it atje.

Kjo u bë e ditur përmes rrjeteve sociale.

“Duke filluar një ditë të re me vizitën në qendrën EULEX në Mitrovicë”, shkroi ajo.

Vizita e saj në veri të vendit vjen pas qëndrimit të enjten në Prishtinë ku u takua me liderë të partive politike.

Kallas mes tjerash deklaroi se Bashkimi Evropian ka filluar gradualisht t’i heqë masat ndaj Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Komisioni Europian paralajmëron Shqipërinë për projektet në zonën e mbrojtur Pishë Poro–Nartë