Lajme

Vrasja shoferit dhe dy nxënësve në Gllogjan, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan. Mediat në vend raportojnë se bëhet fjalë për tre të arrestuar nga fshati Gllogjan.

Tre të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e shoferit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj në Gllogjan. Motivet e këtij sulmi lidhen me një rast të vetëvrasjes të një vajze nga Gllogjani.

Lexo më shumë  Protesta përhapet në qytete të tjera, gjimnazistët në Lezhë bojkotojnë mësimin

Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit, Gani Gjokaj. Prokuroria e Pejës ka thirru konferencë të jashtëzakonshme sot në orën 21:30.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sonte nga ora 21:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së”, shkruhet në njoftim.

Lexo më shumë  Exit: Policia shqiptare, shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut

Kujtojmë se vrasja e trefishtë në Gllogjan ndodhi mbrëmjen e 26 nëntorit, pas një sulmi me kallashnikov që u bë drejtim të autobusit i cili ishte në lëvizje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *