Lajme

Vrasja e Marigona Osmanit/ Çfarë zbuluan ekspertët e mjekësisë: 18-vjeçarja pësoi politraumë, thyerje të gjymtyrëve, dhunë që i shkaktoi vdekjen

Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë nga ngjarja e rëndë e Ferizajt, ku 18-vjeçarja Marigona Osmani, u rrah për vdekje nga partneri i saj.

Ende nuk është bërë publil raporti i autopsisë, mirëpo një çertifikate nga Mjekësia Ligjore e Kosovës iu është dorëzuar familjes të së ndjerës.

Kështu ka bërë të ditur Nazlije Balaj, këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë, e cila zbuloi se në atë çertifikatë përmendet qartë se në rastin e vrasjes së 18 vjeçares, ka të bëhet me politraumë.

”Nuk ka ende raport të autopsisë, por ka çertifikatë të autopsisë. Sepse raporti i autopsisë përmbyllet kur të mbyllen të gjitha analizat laboratorike. Çertifikata e autopsisë, i lëshohet familjes, dhe në të është e shkruar qartë dhe saktë se në këtë rast kemi të bëjmë me Politraumë”.

Sipas saj të gjithë ata që njohin shkencat e mjekësisë ligjore, e dinë se çka do të thotë politrauma.

Është një rast shumë i rëndë. Ka të bëjë me thyerje të gjymtyrëve, shkurt shqip, një lloj dhune e përdorur që e ka shkaktuar edhe vdekjen e saj, mirëpo raporti i autopsisë do ta tregojë qartë dhe saktë, shkakun e vdekjes, kohën e vdekjes, mjetet të cilat janë përdorë për vdekje, ndërsa analizat laboratorike i dhanë të dhënat tjera të cilat janë të domosdoshme kur kryhet një autopsi dhe raport i cili i dërgohet prokurorisë për hetime të mëtutjeshme”, tha Balaj në Klan Kosova.

Ngjarja e rëndë ndodhi katër ditë më parë në Ferizaj, ku dy të rinjtë pasi kanë dhunuar për 24 orë 18-vjeçaren, e kanë hedhur në derën e spitalit të Ferizajt, ku dhe humbi jetën, për shkak të plagëve të marra. Dardan Krivaqa dhe Arbër Hajdari janë kapur nga kamerat, duke hedhur 18-vjeçaren përtokë në derën e spitalit me 21 gusht. Fotot e tyre u nxorrën nga kamerat e sigurisë dhe u shpërndanë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës. Viktima ka qenë e martuar prej dy muajsh me Dardan Krivaqa dhe se familja nuk kishin dijeni nëse ajo ka patur probleme me bashkëshortin. Dy autorët tashmë janë në burg.

Lexo më shumë  Kapen rreth 400 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *