KryesoreLajme

Vrasja e Azem Hajdarit, dënohet me 21 vite burg Izet Haxhia

21 vite burg për Izet Haxhian, i cili akuzohet për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Ngjarja në fjalë ndodhi më 12 shtator të 1998. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar vendimin e gjykatës për Haxhian, i cili akuzohet për “Vrasje me paramendim”.

Po ashtu në vendim caktohet edhe se Haxhiaj do të vuan dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.

VENDIMI

1.Deklarimin fajtor te te pandehuri Izet I. Haxhia per kryerjen e vepres penale te “Vrasje me paramendim” e kryer ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 78/2 e 25 te K.Penal denimin e tij me 21 (njezet e nje) vite burgjm.

Lexo më shumë  Kurti: BE-ja t’i heqë masat, Kosova e gatshme t’i hapë negociatat drejtë anëtarësimit

2.Vuajtja e denimit te kryhet ne nje burg te sigurise se zakonshme.

  1. Ne kohen e vuajtjes se denimit te llogaritet koha e qendrimit te tij ne arrest ne burg si dhe duke vuajtur denimin.
    U shpall ne Tirane ne daten 11.02.2022.

Haxhia u gjykua për të dytën herë nga drejtësia shqiptare për përfshirje në vrasjen e Hajdarit. Herën e parë ai u dënua në mungesë për t’u arrestuar vite më vonë në Turqi. Ai u arrestua konkretisht në 2006-n në Turqi, ndërsa në maj 2020 u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.

Lexo më shumë  Arsyeja e vizitës së presidentit kinez në Beograd është shumë më e thellë: Xi Jinping do ta ftojë Serbinë të anëtarësohet në BRICS

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *