Vrasja e 14-vjeçarit palestinez, BBC: Forcat izraelite pritën deri sa të vdiste
Pas verifikimesh të kujdesshme, BBC bëri publik rastin flagrant në një 14-vjeçari palestinez, të qëlluar nga ushtarët izraelitë në muajin nëntor në një kamp refugjatësh në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Pohimi tronditës i gjigandit mediatik ka bërë xhiron e botës. Djali palestinez, i identifikuar si Jad Jadallah ishte qëlluar pas shpine teksa largohej me vrap. Në kohën kur ai po dergjej në tokë në një rrugicë të kampit, ushtarët krijuan një kordon rreth tij dhe i bllokuan hyrjen dy ambulancave palestineze duke mos i lejuar që të afroheshin.
Israeli forces shot 14-year-old Palestinian boy Jad Jadallah during a raid in the occupied West Bank and remained nearby as he lay wounded, according to a BBC investigation.
— The Siasat Daily (@TheSiasatDaily) February 27, 2026
Video: @AJEnglish pic.twitter.com/D0gLyOkcRQ
Pamjet filmike tregojnë sesi ushtarë qëndruan përreth Jadit të gjakosur për të paktën 45 minuta. Veprimi i tyre po shihet tani si i qëllimshëm. Të gjithë ushtarët izraelitë marrin trajnim për trajtimin e traumave dhe çdo njësi luftarake e shtetit hebre llogaritet të ketë një mjek të trajnuar posaçërisht për një gjë të tillë. E megjithatë, asnjë nga ushtarët nuk duket t’i ketë ofruar ndihmë mjekësore të miturit, që më pas ndërroi jetë. Në disa momente madje, ata dukej se injoronin përpjekjet e përsëritura të Jadit për të tërhequr vëmendjen e tyre.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, IDF, e kanë akuzuar Jadin se kishte hedhur një gur, gjë që, sipas rregullave të tyre, mund t’u lejojë ushtarëve të reagojnë duke përdorur edhe forcë vdekjeprurëse.
Rruga Press

