Vrasësi i ish-kryeministrit japonez kishte ndërtuar vetë armën
Vrasësi ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe ka thënë se armën që e përdori për vrasje ishte e bërë nga vetë duart e tij, ka thënë policia Nara Nishi në një konferencë për shtyp të shtunën, shkruan CNN.
Tetsuya Yamagami, 41 vjeç, pranoi se kishte qëlluar Aben, shtoi policia. Yamagami, i cili është i papunë, u tha hetuesve se kishte urrejtje ndaj një grupi të caktuar me të cilin mendonte se Abe ishte i lidhur. Policia nuk i ka dhënë emrat e grupit.
Arma ishte 40 centimetra e gjatë dhe 20 centimetra e gjerë.
Yamagami prodhoi lloje të shumta armësh me tuba hekuri që ishin mbështjellë me shirit ngjitës, raportoi transmetuesi publik japonez NHK, duke cituar policinë. Policia gjeti armë me tre, pesë dhe gjashtë tuba hekuri si tyta.
I dyshuari ka futur plumba në tub, për të cilin kishte blerë pjesë në internet. Policia beson se i dyshuari ka përdorur armën më të fortë që e ka bërë.
Abe u qëllua për vdekje teksa mbante një fjalim zgjedhor në rrugët e prefekturës Nara të premten në mëngjes. Vdekja e tij ka tronditur Japoninë, një vend me një nga nivelet më të ulëta të krimit me armë në botë.
Rruga Press