Lajme

Vranësira dhe reshje shiu në të gjithë vendin, si parashikohet moti për sot

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë mbetet në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin në Shqipëri vranësira të shpeshta. Parashikohet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje shiu në territor, ku në zona të izoluara pritet të ketë dhe rrebeshe afatshkurtra shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rrënie të ndjeshme në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 13°C.

Era do fryjë e mesatare dhe deri e fortë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e Europës Jugore dhe Qëndra e kontinentit do të jenë në dominimin e vranësirave dhe reshjeve të shoqëruara me stuhi ere. Po ashtu Ishujt Britanik do të jenë me shira, ndërsa vranësirat e shumta do të sjellinreshje dëbore në Lindje të Europës. Por me mot të qëndrueshëm do të jenë Skandinavia dhe Europa Perëndimore.

Kosova

Moti i paqëndrueshëm që ka përfshirë prej ditësh Kosovën mbetet prezent dhe gjatë të shtunës, duke sjellë vranësira të shumta. Pritet që vranësirat të shtohen në Kosovë duke sjellë herë pas here reshje shiu në zonat Jugore dhe Perëndimore. Ndërsa pjesa tjetër e vendit nuk do të ketë reshje.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Maqedonia e Veriut

Masat ajërore të paqëndrueshme që kanë përfshirë pjesën më të madhe të rajonit të Ballkanit do të sjellin edhe në MV vranësira të shumta dhe reshje shiu. Territori i MV në intervale të shkurtra kohore do të ketë dhe rrebeshe afatshkurtra shiu.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *