Lajme

Votohet Projektligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me vonesë, dhe në këtë seancë janë duke tatuar pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Në fillim të kësaj seance janë votuar gjashtë amendamente të Projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Amendamentet kaluan me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Lexo më shumë  Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha: Armatimi i gjetur në Zubin Potok mund të jetë përdorur në masakrën e Grupit të Intelektualëve

Pas kësaj është hedhur në votim në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Edhe Projektligji u miratua me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Në votim përveç deputetëve të LVV-së, morën pjesë edhe disa nga deputetët e LDK-së. Në votim nuk morën pjesë fare deputetët e PDK-së dhe AAK-së.

Lexo më shumë  Arrestimi i Fehim Salit dhe rastet e vitit 2025, Prokuroria flet për rrjetin e dyshuar të BIA-s në Kosovë

Rruga Press

YouTube player