KryesoreLajme

Votimi në përfaqësitë diplomatike, Gërvalla: Ditë vërtet historike

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njëherësh edhe zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla, tha se dita e votimit të parë të mërgatës, në misionet diplomatike të Republikës së Kosovës, është një ditë historike.

Gërvalla, në një postim në Facebook, ka thënë se kjo ngjarje është historike dhe përcillet me emocione të papërshkrueshëm dhe përgjegjësi të madhe.

Lexo më shumë  Dogana e Kosovës pjesë e forumit në Organizatës Botërore të Doganave

“Ditë vërtet historike. Për herë të parë, mërgata voton në misionet tona diplomatike. Për Kosovën, për demokracinë dhe të ardhmen e saj. Emocion i papërshkrueshëm dhe përgjegjësi e madhe. Ky është shteti ynë, kjo është Kosova jonë – e ndërtuar me gjak e sakrificë, me mund e dashuri!”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

YouTube player