Lajme

Von der Leyen tur takimesh në Ballkan, të enjten viziton Tiranën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen do të vizitojë këtë javë Ballkanin Perëndimor.

Mësohet se më 27 tetor Ursula Von der Leyen do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë dhe Prishtinë.

Ndërkohë, të mërkurën, 26 tetor, Ursula von der Leyen do të zbresë në Shkup në Maqedoninë e Veriut.

Lexo më shumë  Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Të premten presidentja e KE-së do vizitojë Bosnje Hercegovinën dhe Serbinë.

Vizita e presidentes së Komisionit Evropian do të përmbyllet të shtunën, ku do të vizitojë Malin e Zi.

Mendohet se vizita e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen në Ballkan, vjen për t’i njohur vendet e rajonit me masat mbështetëse të BE-së për krizën energjetike.

Kryekomisionerja pritet të prezantojë planin që shoqërohet nga një fond prej 1 miliard eurosh, që do të shpërndahet në Ballkan për të përballuar çmimet e energjisë.

Lexo më shumë  “I thyen hundën”/ Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *