Bota

Von der Leyen: Sulmet ndaj politikanëve rrezikojnë demokracinë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bëri thirrje sot për veprime vendimtare për të adresuar sulmet ndaj politikanëve në Gjermani.

Deklarata e Von der Leyen, gjatë një fjalimi për Kristiandemokratët e saj të qendrës së djathtë (CDU) në Berlin, vjen pas një sërë sulmesh ndaj politikanëve, së fundmi ndaj një kandidati të Partisë së Gjelbër në Dresden, si dhe liderit lokal në Berlin i Socialdemokratëve (SPD).

“Kur flasim për kërcënime ndaj demokracisë sonë, nuk ka të bëjë vetëm me pozicionet dhe përmbajtjen. Ka të bëjë edhe me njerëzit”, tha Von der Leyen.

Lexo më shumë  Kryeministri çek: Ukraina ka të drejtë të sulmojë Rusinë me armët e Perëndimit

“Nëse këta njerëz nuk janë më të sigurt, atëherë as demokracia jonë nuk është më e sigurt”, shtoi ajo.

Von der Leyen tha se autorët duhet të “ndiejnë fuqinë e plotë të ligjit”.

“Ne duhet të mbrojmë të gjithë ata që mbrojnë shoqërinë tonë demokratike dhe vendin tonë nga sulmet – pavarësisht se cilës parti i përkasin, qoftë privatisht, gjatë fushatave zgjedhore apo gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, ditën apo natën”, tha presidentja e Komisionit Evropian.

Lexo më shumë  Postimi që u bë viral! “Të gjithë sytë në Rafah”, cili është kuptimi i fotos që po përhapet gjithnjë e më shumë

Von der Leyen theksoi se kjo vlen për politikanët në çdo nivel, nga këshillat e qyteteve lokale në parlamentin gjerman si dhe Parlamentin Evropian.

Të premten e javës së kaluar, politikani i SPD-së, Matthias Ecke, një deputet i Parlamentit Evropian, u rrah dhe plagos rëndë nga katër të rinj ndërsa vendoste postera të fushatës në qytetin lindor të Gjermanisë, Dresden. 

Rruga Press

YouTube player