KryesoreLajme

Von der Leyen pret liderët: Të gjashtë shtetet e kanë vendin në Evropë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka pritur të enjten liderët e Ballkanit Perëndimor.

Ajo ka ndarë një video nga pritja që i ka bërë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, atij të Shqipërisë, Edi Rama, Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mockoski, të Malit të Zi, Milojke Spajiq, kryetares së Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lexo më shumë  Protestat në Shqipëri, aktivisti: Zhvilluam takime me udhëheqësit austriakë, ngritëm shqetësimin për dhunën ndaj protestuesve

“Të gjashtë shtetet e kanë vendin në Evropë”, ka shkruar ajo në platformën X.

Ndërkaq, ka shtuar tutje se po punojnë për t’i afruar ekonomitë dhe tregjet e shteteve të Ballkanit Perëndimor me të Bashkimit Evropian përmes Planit të Rritjes prej 6 miliardë eurosh.

Lexo më shumë  Prokuroria merr kamerat e Bankës së Shqipërisë për të gjetur policin që qëlloi Erjon Vishkullin, po hetohet edhe rreth dyshimeve për përdorimin joproporcional të forcës nga disa punonjës së policisë së shtetit ndaj protestusve 
YouTube player