Lajme

Von der Leyen në Kosovë – nis takimi me Osmanin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kosovë.

Ajo është pritur nga presidentja Vjosa Osmani. Takimi mes tyre tashmë ka filluar dhe po mbahet në ambientet e Presidencës së Kosovës.

Pas përfundimit të takimit, Osmani dhe Von der Leyen do të mbajnë konferencë për media.

Lexo më shumë  Kosova dhe Zvicra nënshkruajnë marrëveshje, 8.78 milionë franga për transformimin e gjelbër të bizneseve

Presidentja e KE-së, pas kësaj do të zhvillojë takim me kryeministrin Albin Kurti.

Takimi është paralajmëruar të mbahet rreth orës 14:40.

Rruga Press

YouTube player