BotaKryesore

Von der Leyen: Kthimi te energjia ruse do të ishte një gabim strategjik

Bashkimi Evropian ka burime energjie vendase, energji të rinovueshme dhe energji bërthamore. Çmimet e tyre kanë mbetur të pandryshuara për dhjetë ditët e fundit deklaroi presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

‘’Megjithatë, në krizën aktuale, ka nga ata që argumentojnë se duhet ta braktisim strategjinë tonë afatgjatë dhe madje të kthehemi te lëndët djegëse fosile ruse. Ky do të ishte një gabim strategjik. Do të na bënte më të varur, më të prekshëm dhe më të dobët”, theksoi Ursula von der Leyen.

Lexo më shumë  BE-ja miraton sanksione ndaj 19 zyrtarëve dhe subjekteve iranianë për shkelje të të drejtave të njeriut

“Ne duhet të qëndrojmë në rrugën e duhur me strategjinë tonë afatgjatë. Mund të jemi më pragmatikë dhe më të zgjuar në zbatimin e saj, por po shkojmë në drejtimin e duhur”, theksoi ajo. 

YouTube player