Bota

Von der Leyen dhe Borell takojnë të premten Zelenskyin në Kiev

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me shefen e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të premten, sipas zëdhënësit presidencial ukrainas Sergei Nikiforov.

“Nuk mund t’ju them orën e saktë për arsye sigurie. Por diku gjatë ditës, presidenti i Ukrainës do të takohet me Ursula von der Leyen”, tha Nikiforov në programin televiziv ukrainas “UAtogether” të enjten.

Lexo më shumë  SHBA, Kievi dhe aleatët, refuzojnë ofertën e Putinit për armëpushim

Von der Leyen dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrelli, do të takohen me Zelenskyin në Kiev këtë javë, njoftoi të martën zëdhënësi Eric Mamer.

Ai nuk ka specifikuar se në cilën ditë do të zhvillohet takimi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *