BotaKryesore

Von der Leyen: BE po përgatit dërgimin e trupave në Ukrainë

Evropa po punon mbi plane “mjaft të qarta” për dërgimin e trupave në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë pas përfundimit të luftës, deklaron presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në një intervistë për Financial Times.

Von der Leyen e cilëson çështjen si “kritike dhe me rëndësi madhore” për sigurinë e Ukrainës. Ajo thotë se ekziston tashmë një “hartë e qartë rruge” dhe një marrëveshje paraprake me Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se mbështetja amerikane për këto garanci është e garantuar.

Lexo më shumë  Grevat mbarëkombëtare paralizojnë transportin publik në të gjithë Gjermaninë

“Presidenti i SHBA na ka siguruar se do të ketë prezencë amerikane si pjesë e garancive të sigurisë për Ukrainën, dhe kjo është konfirmuar në mënyrë të përsëritur,” theksoi ajo.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur debati për sigurinë e Ukrainës pas luftës po intensifikohet, ndërsa vendet evropiane dhe aleatët perëndimorë po shqyrtojnë hapa konkretë për të garantuar që agresioni rus të mos përsëritet.

Lexo më shumë  Kosova dhe Italia me marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë

Rruga Press

YouTube player