Lajme

Von Cramon përshëndet marrëveshjen e reciprocitetit për dokumentet: Një hap më afër zgjidhjes përfundimtare

Von Cramon përshëndet marrëveshjen e dokumenteve: Një hap më afër zgjidhjes përfundimtare

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka përshendetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për largimin e dokumenteve të përkohshme për hyrje-dalje dhe njohjes së letërnjoftimeve mes dy shteteve.

Viola Von Cramon, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se ndahet e kënaqur të dëgjojë se është arritur një marrëveshje falë lidershipit evropian dhe atij amerikan.

Lexo më shumë  Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

“Ndihem e kënaqur të dëgjoj se është arritur një marrëveshje nën lidershipin evropian dhe mbështetjen e qartë të Escobar (SHBA)”, ka shkruar ajo.

“Shpresojmë që zbatimi i shpejtë do të çojë në gjetjen e zgjidhjes së targave të makinave dhe na sjellë më afër marrëveshjes përfundimtare për normalizimin e raporteve”, përfundon postimi i raportueses për Kosovën.

Gjatë kësaj jave, Escobar dhe Lajçak qëndruan në Kosovë dhe Serbi, ku diskutuan me liderët shtetërorë dhe partiakë për çështjen e dokumenteve dhe targave. Ata thanë se palët duhet të zotohen se do të shmangin dhunën më 1 shtator.

Lexo më shumë  Përfaqësuesi britanik në OKB: Jemi mbështetës të sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës       

Vendimi i 26 qershorit i Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe rriti tensionet në veri të vendit.

Por, bashkësia ndërkombëtare u angazhua për të bindur palët që të arrinin marrëveshje për të shmangur përshkallëzimin e situatës më 1 shtator, kur duhej të hynte në fuqi vendimi për dokumentet serbe, por edhe për target.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *